Është mbajtur takimi i 2-të i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se delegacioni i Republikës së Kosovës ishte i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.
Tutje në njoftim thuhet se në këtë takim u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet të 2 vendeve temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe Sekretari i jashtëm britanik Lordi David Cameron pas vizitës së tij në Republikën e Kosovës dhe takimet që kishte me krerët e shtetit.
Gjithashtu thuhet se atu u diskutua në detaje për bashkëpunimin dypalësh, u trajtuan marrëveshjet e iniciuara dypalëshe si dhe u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit, veçse mjaft të avancuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Njoftimi i plotë nga MPJD:
Mbahet takimi i 2-të i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër.
Më 21 shkurt 2024 u mbajt takimi i 2-të i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.
Në këtë takim u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet të 2 vendeve temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe Sekretari i jashtëm britanik Lordi David Cameron pas vizitës së tij në Republikën e Kosovës dhe takimet që kishte me krerët e shtetit.
Në këtë takim, në një atmosferë miqësore, u diskutua në detaje për bashkëpunimin dypalësh, u trajtuan marrëveshjet e iniciuara dypalëshe si dhe u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit, veçse mjaft të avancuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /InLajmi/