Meteorologu Mendim Rugova, ka thënë se nga viti 2007 vërehet ngrohja globale në vendin tonë.
Këtë deklaratë, Rugova e bëri në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.
“Prej viteve 2000, 2005 dhe 2006, janë vitet që kanë pasur temperaturat pak më të ulëta prej vlerave normale, prej vitit 2007 vërehet ngrohja globale shumë në vendin tonë. Prej vitit 2007 i kemi temperaturat shumë më të larta, jo vetëm në Prishtinë, por në nivel të Kosovës që bëhen në bazë të vlerësimeve prej organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, tha ai.