Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
“Cadena SER” shkruan të mërkurën se Modriq ka vendosur të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Mësohet se Modriq ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe tashmë ka njoftuar Realin për vendimin e tij, ndonëse trajneri Carlo Ancelotti kishte konfirmuar qëndrimin e kroatit në klub edhe për edicionin e ardhshëm.
Modriq në verë do të jetë lojtar i lirë dhe tashmë po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij. 38-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2012 dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin spanjoll, shkruan Tëvë1.
Këtë edicion, Modriq ka 1 gol e 6 asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.