Kylian Mbappe është njeriu më i përfolur në botën e sportit gjatë këtyre ditëve.
Shumë media spanjolle bëjnë të ditur se francezi ka kryer marrëveshjen me Real Madridin dhe nga 1 korriku do të jetë pjesë e mbretërve.
Por nga kjo lëvizje e tij tek madrilenët, do të vuante Arda Guler i cili shumë lehtë mund të transferohet tek Milani.
Sipas mediave turke dhe Fichajes, është konfirmuar se Milani është duke kërkuar me ngulm huazimin e talentin turk.
Arda Guler asesi nuk po mund ta gjej formën e duhur tek Reali, ku deri më tani është paraqitur vetëm 5 herë.
Guler që nga ardhja në Madrid ka kaluar periudha të vështira ku ka qenë i lënduar deri në fillim të këtij viti, shkruan Arbresh.info
Ai u transferua këtë verë në Real Madrid nga gjiganti turk Fenerbahce.