Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin me kryetarët e komunave ka thënë se buxheti për vitin 2024 është rritur.
Krasniqi ka thënë se buxheti për këtë vit për komunat është mbi 720 milionë euro.
Sipas ministrit, asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë dhe se nëse këto mjete financiare përdorën siq duhet mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë. Me një bashkëpunim efikas dhe me projekte konkrete, me këtë shumë financiare ne mund të ndikojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.
Ministri ka thënë tutje se komunat duhet të raportojnë në sistemin e përformancën komunale dhe se sipas tij, ky është një obligim ligjor, shkruan FrontOnline.
Ai ka shtuar se komunat që nuk kanë raportuar brenda 2 viteve janë Skenderaj, Ferizaj, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti dhe 4 komunat veriore, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.