Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën me rastin e përvjetorit të vdekjes së tyre, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri.
Kreu i AAK-së tha se Zeka e Polluzha ishin prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi.
Tutje shtoi se ata do të mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri.
Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi.
Ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut. /InLajmi/