Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, thekson se çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen, përcjell InLajmi.
Zemaj kritikon qeverinë se rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës.
Tutje shton se qeveria e ka braktisur popullin plotësisht, gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me i përballu shpenzimet ditore.
Postimi i plotë i tij:
Çmimet po vazhdojnë të rriten e qytetarët të varfërohen.
Rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.
Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës.
Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore, ndërsa Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht./InLajmi/