Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK, ka protestuar të martën kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, raporton InLajmi.
Gjithashtu ata protesuan dhe për pagat e ulëta dhe kushtet e rënda të punës për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.
Derisa protestonin ata mbanin në duar edhe pankartën me mbishkrimin ‘’Tenderi e pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri i cila i takon KEK-ut’’.