Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, emëron Donjeta Dragushën në krye të Drejtorisë për Zhvillim Rural, përcjell InLajmi.
Rama njofton se është i bindur se Dragusha do ta shëndrrojë sektorin në një burim të qëndrueshëm ekonomik.
Ai tutje e falënderon ish drejtorin e bujqësisë Plator Gërdovcin, për punën e tij dhe mbështetjen e palodhshme që u ka dhënë bujqëve tanë.
Postimi i plotë i tij:
Ju njoftoj me drejtoren e Drejtorisë për Zhvillim Rural, znj. Donjeta Dragusha.
Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm.
Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik.
E falënderoj ish drejtorin e bujqësisë Plator Gërdovcin, për punën e tij dhe mbështetjen e palodhshme që u ka dhënë bujqëve tanë.
Drejtoria për Zhvillim Rural. /InLajmi/