Protestuesit e opozitës kanë hedhur shishe me molotov para kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.
Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para kryeministrisë.
Një grup protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duken tentuar të thyejnë kordonin për të shkuar drejt hyrjes së kryeministrisë, shkruan Euronews.al.
Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Rithemelimit organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 2 muajsh.