Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim me ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, përcjell InLajmi.
Në takim u diskutua rreth zhvillimeve aktuale në vend, si dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike rreth këtyre zhvillimeve.
Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes 2 vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të 2 vendeve.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve aktuale në vend, si dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike rreth këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes 2 vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të 2 vendeve./InLajmi/