Republika e Kosovës shënoi 16-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Në shumë vende ku Kosova ka ambasada dhe përfaqësi diplomatike, janë organizuar aktivitete të ndryshme në shënim të 16-vjetorit të pavarësisë Kosovës.
Edhe në SHBA është organizuar i 16-vjetori i pavarësisë së Kosovës, shkruan RTK.
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka shkruar në platformën ‘X’, se ka pasur nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor.