Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës njëherësh edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me një grup të deputetëve gjermanë, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz tha se deputetët i ka informuar për proceset politike në vend, qëndrimet tona, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit me deputetët Niels Annen, Ulrich Lechte, Thomas Erndl, Andreas Schwarz dhe Armand Zorn, si dhe Alexander Müller, i ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i saj:
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova edhe një grup të deputetëve gjermanë, të cilët i informova për proceset politike në vend, qëndrimet tona, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen SPD, Ulrich Lechte FDP, Thomas Erndl CDU/CSU, Andreas Schwarz dhe Armand Zorn SPD si dhe Alexander Müller FDP, i falënderova ata për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. /InLajmi/