• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

BE: Von der Leyen kërkon një mandat të dytë

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
19 February 2024
në Bota
0 0
0
BE: Von der Leyen kërkon një mandat të dytë
0
SHPERNDARJE
46
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ursula von der Leyen njoftoi të hënën se do të kërkojë një mandat të 2-të si shefe e Komisionit Evropian, duke u zotuar të mbrojë bllokun nga forcat që synojnë ta ndajnë atë.

Kandidatura e ish-ministres 65-vjeçare gjermane vjen në një kohë kur blloku po përballet me rritjen e ndikimit të të djathtës së vijës së ashpër, luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe mundësinë e kthimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, diçka që po shkakton shqetësim tek aleatët.

“Ne duhet të mbrohemi kundër ndasive nga brenda dhe nga jashtë. Jam e sigurt se kemi forcën për ta bërë këtë, dhe kjo është detyra që i kam vënë vetes”,tha zonja von der Leyen në Berlin, teksa konfirmoi kandidaturën e saj në një takim të partisë së saj Unioni Kristian-Demokrat (CDU).

Zonja von der Leyen ka udhëhequr organin ekzekutiv të bllokut që nga viti 2019 ndërsa BE-ja ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme pengesash nga Brexiti tek pandemia e koronavirusit e deri te agresioni i Rusisë ndaj fqinjit të saj pro-BE-së, Ukrainës.

Hendrik Wuest, një figurë kyçe në CDU në Gjermani, tha se pesë vite të tjera për të do të ishin një vazhdimësi shumë e nevojshme në një kohë pasigurish.

“Një mandat i dytë do të ishte një shenjë stabiliteti, kjo është edhe më e nevojshme në një kohë kur vlerat tona evropiane po sulmohen nga të gjitha anët”,i tha ai medias Politico.

Pas emërimit që mori të hënën nga CDU, aleanca më e gjerë e konservatorëve anembanë bllokut — grupi i Partisë Popullore Evropiane (PEPP) të cilit i përket CDU-ja, pritet ta emërojë atë si kandidaten e tij kryesore për postin kur të takohet në Bukuresht më 6 dhe 7 mars, thotë udhëheqësi i PEPP-ut, Manfred Weber.

Zonja Von der Leyen, e cila ishte aleate e afërt me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ka shërbyer si ministre në të katër kabinetet e saj dhe është gruaja e parë që drejton Komisionin Evropian.

Një mandat i dytë i saj ka të ngjarë ta gjejë Komisionin me një peizazh politik të ndryshuar.

Sondazhet e votuesve sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë dhe anti-imigracionit në të gjithë Evropën do të marrin më shumë vende në zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 6-9 qershor, duke e shtyrë legjislaturën më djathtas.

Kjo mund të ngadalësojë përparimin drejt tranzicionit të gjelbër të Bashkimit Evropian që zonja von der Leyen e kishte bërë gur themeli të mandatit të saj të parë. Mund të rritet gjithashtu grupi i ligjvënësve evropianë që mbështesin zotin Trump, nëse ai rifiton Shtëpinë e Bardhë.

– E vendosur në mbështetjen e Ukrainës –

Ligjvënësi i BE-së Daniel Caspary nga CDU tha se ai parashikon që prioritetet e saj të zhvendosen, me më shumë lëshime për fermerët evropianë, megjithëse mbështetja e saj për Ukrainën dhe për sanksionet kundër Rusisë ka të ngjarë të vazhdojë.

Duke nënvizuar rëndësinë thelbësore të qëndrimit të vendosur pas Kievit, zonja von der Leyen tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjatë fundjavës se ishte shumë më shumë se vetëm një çështje Rusi-Ukrainë.

“Pyetja që shtrohet është a do të triumfojnë demokracitë në shkallë globale dhe a jemi ne në gjendje të mbrojmë dhe ruajmë vlerat tona. Përgjigjia duhet të jetë po”,theksoi ajo.

Duke aluduar për një kthim të mundshëm të zotit Trump, i cili ka tronditur aleatët e NATO-s duke kërcënuar se nuk do të mbrojë ata që nuk arrijnë të përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet e mbrojtjes, zonja von der Leyen theksoi gjithashtu rëndësinë e një “Evrope të fortë”.

“Blloku duhet të rrisë burimet e tij të mbrojtjes duke rritur shpenzimet për prodhimet ushtarake të mbrojtjes dhe duke siguruar që prodhimi të bëhet në Evropë në mënyrë që miliarda në fondet e taksapaguesve të kanalizohen te kompanitë që po krijojnë vende pune në kontinent”,tha ajo.

Zonja Von der Leyen gjithashtu parashtroi planet për të “caktuar një komisioner për mbrojtjen” nëse ajo fiton një mandat të ri,shkruan VOA.

“Nga vjen ai ose ajo është një çështje e hapur, por sigurisht mendoj se është shumë e rëndësishme që vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të marrin një portofol me peshë dhe ky është një portofol me peshë”,tha ajo.

Postimi i mëparshëm

Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Postimi tjetër

BIA serbe ia bllokon llogarinë bankare, reagon Rada Trajkoviq

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
BIA serbe ia bllokon llogarinë bankare, reagon Rada Trajkoviq

BIA serbe ia bllokon llogarinë bankare, reagon Rada Trajkoviq

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu