Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, Lajçak tha se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.
“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak në “X”.
Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës ka zhvilluarnjë takim me Lord Stuart Peach, të cilët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon.
“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin 2 prej pikave kryesore të takimit”, thuhej në komunikatë, shkruan TV Dukagjini.
Ndërkaq, tre muaj më parë, Lord Stuart Peach kishte qëndruar për vizitë në Kosovë.