Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33”, dhe janë kthyer në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur FSK-ja në faqen e tyre zyrtare në Facebook..
Ushtrimi Fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të Shteteve të Bashkuara të Amërikës dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani, shkruan KlanKosova.
“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë 48 IBCT si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e FSK-së.