Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në takim me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, në kaudër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, përcjell InLajmi.
Ai tha se Sikorski ka qenë personi vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Polonia.
Hoxhaj i uron Sikorskit rikthimin e tij në pozitën e njejtë si ministër i jashtëm.
Postimi i plotë i tij:
Ky ishte personi që ishte vendimtar për njohjen e Kosovës nga Polonia, ministri i jashtëm Radosław Sikorski, miku i vjetër, që sot sërish pata kënaqësinë ta takoj në Konferencën e Sigurisë dhe i urova rikthimin e tij në pozitën e njejtë si ministër i jashtëm, në një kohë të vështirë për Evropën dhe botën./InLajmi/
