Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Xhaferi u shpreh duke uruar edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë.
Tutje ai i uroi qytetarët dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë.
Postimi i plotë i tij:
Urime ditëlindjen e 16-të Pavarësisë Kosovë!
I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!
Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë!
Urime! /InLajmi/