Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.
Tahiri përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Pavarësia është vepra dhe akti që lidhë bashkë të gjithë, shkruan Reporteri.net.
“Në këtë datë historike për Republikën e Kosovës, në 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, nderojmë e lartësojmë gjithë përpjekjet shekullore të popullit tonë për liri. Pavarësia është vepra dhe akti që lidhë bashkë të gjithë, ata që ranë e dhanë gjithçka për këtë ëndërr, ne që patëm fatin ta jetojmë, e brezat që do të vijnë”, ka thënë mes tjerash Tahiri.