• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Scholz: Gjermania e vendosur të mbështesë Ukrainën

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
17 February 2024
në Bota
0 0
0
Scholz: Gjermania e vendosur të mbështesë Ukrainën
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Fokusi i Konferencës së Sigurisë në Mynih të shtunën është drejtuar tek krizat botërore: lufta në Ukrainë, situata e rrezikshme në Lindjen e Mesme, marrëdhënia transatlantike. Scholz i drejtohet në Mynih edhe Izraelit.

Në kryeqytetin bavarez Mynih, ku zhvillohet Konferenca e Sigurisë, të shtunën janë vendosur në qendër krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.

Kancelari Scholz në fjalimin e tij para 50 krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë në Konferencën e 60- të Sigurisë i bëri thirrje qartazi Izraelit para një ofensive të pritshme tokësore në Rafah kundër Hamasit islamist terrorist të respektojë të drejtën ndërkombëtare. “Ne nuk e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rregullat e saj, vetëm sepse kemi nënshkruar disa marrëveshje, Kjo është diçka sipas qëndrimit tonë që rrjedh nga humaniteti dhe ajo se si duam të jemi dhe si duam të shohim veten.”

Blinken: Izraeli ka “shans të jashtëzakonshëm” për të ardhme në paqe

(E akt.) Në Mynih Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kancelari gjerman, Scholz, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e siguruan Izraelin për mbështetje në luftë kundër Hamasit, që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Por janë shtuar edhe kërkesat e mjaft shteteve që Izraeli nga njëra anë të furnizojë më mirë popullsinë civile në Gaza, nga ana tjetër të kërkojë rrugë për ndalimin e luftimeve. Antony Blinken tha në Mynih se Izraeli ka “shansin e jashtazakonshëm” e një të ardhmjeje në paqe, nëse gjen zgjidhje mirëkuptimi me fqinjët e tij.

Scholz: Gjermania e vendosur të mbështesë Ukrainën

Në fjalimin e tij, Scholz e vuri theksin tek ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe shpresa për luftën kundër Rusisë. Moska “nuk ka arritur asnjë në objektivat e saj ushtarake”, tha Scholz. Më tej kancelari gjerman la të kuptohej megjithatë, se pavarësisht “humbjeve të jashtëzakonshme” pjesë të mëdha të forcave ushtarake ruse janë “në funksionim”. Prandaj Gjermania është e “vendosur” të vazhdojë më tej rrugën për mbështetjen e Ukrainës. Vetëm nëse europianët janë të besueshëm në mbështetjen e tyre për Ukrainën, “Putin do të kuptojë, se nuk do të ketë një paqe të diktuar me urdhër të Moskës.”

Scholz u bëri thirrje europianëve të orientohen nga SHBA për ndihmat ushtarake për Ukrainën. “Një përpjekje e ngjashme do të ishte më e pakta që mund të bëjë secili vend europian. Gjermania është pas SHBA mbështetësja më e madhe ushtarake e Ukrainës. Scholz u takua në kuadër të Konferencës së Sigurisë edhe me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, presidentin e Izraelit, Isaas Herzog, presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe Mbretin jordanez, Abdullahu II.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi nga SHBA të furnizojë me “ato që ka premtuar”. Dhe se është një “nevojë absolute” që Kongresi Ameriken të vendosë sa më shpejt për ndihmat ushtarake për Ukrainën. Sa më shumë që ky vendim zgjat aq më shumë njerëz ndesin në frontin ukrainas, tha Stoltenberg.

Zelenski: Na mungojnë armë dhe artileri

Lufta në Ukrainë i dha tonin ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë, por të shtunën flitet edhe për konfliktin e Lindjes së Mesme.Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus e mori fjalën në Konferencën e Sigurisë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Presidenti Zelenski gjatë fjalimit të tij në Mynih, foli edhe për vendimin e ushtrisë ukrainase të shtunën për tërheqje nga qyteti lindor Avdijivka. Ai tha se ka qenë një “vendim profesional” me qëllim që “të shpëtohen sa më shumë jetë të jetë e mundur. Presidenti ukrainas e lidhi mungesën e sukseseve ushtarake të Ukrainës në fushën e betejës me mungesën e artilerisë dhe armëve me rreze të gjatë veprimi. Kjo bën që “veprimi ynë të kufizohet”. Zelenski kërkoi më shumë furnizime me armë.

Sipas Zelenskit Ukraina duhet të rifitojë fuqinë ajore për të pasur sërish sukses në frontet e luftës kundër Rusisë. Për këtë nevojiten më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, kërkoi Zelenski, shkruan DW.

Vdekja e opozitarit rus, Aleksej Navalny hodhi hije edhe mbi ditën e dytë të konferencës. Ministrat e Jashtëm të G7-s mbajtën një minutë heshtje të një takim të tyre në kuadër të konferencës. Zelenski i quajti vdekjen e Navalnyt “një mesazh të qartë” nga Putini.

Tags: Olaf ScholzRusiaUkraina
Postimi i mëparshëm

Tahiri i AAK-së: Pavarësia është vepra dhe akti që lidhë bashkë të gjithë

Postimi tjetër

Maqedonci: Kosovë, ne të dalim zot

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Maqedonci: Kosovë, ne të dalim zot

Maqedonci: Kosovë, ne të dalim zot

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu