• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Pajaziti: Ndihem me fat që isha pjesë e ditës historike kur u shpall Pavarësia

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
17 February 2024
në Lajme
0 0
0
Pajaziti: Ndihem me fat që isha pjesë e ditës historike kur u shpall Pavarësia
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, ka shpalosur një rrëfim ekskluziv nga koha kur po bëheshin përgatitjet e para për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Ai në këtë përvjetor të 16-të ka kujtuar ish-krerët e UÇK-së.

Në një intervistë për Front Online, Pajaziti ka thënë se Pavarësia e Kosovës lidhet drejtpërdrejtë me Hashim Thaçin dhe shokët e tij.

“Kjo mbase mund të mbetet pjesa më e shëmtuar, nëse ne nuk bëjmë më shumë që gjërat të bien në vendin e vet. Pavarësia e Kosovës lidhet drejtpërsëdrejti më UÇK -në, me Hashim Thaçin e shokët e tij, që sot mbahen atje padrejtësisht. Kjo festë kurrë nuk do të jetë e plotë pa ata. Ata në njëfarë mënyre u vetëflijuan për t’i dhënë një shtytje proceseve dhe ecjes përpara të shtetit tonë. Shpresoj që ata të kthehen sa më shpejtë”, është shprehur Pajaziti.

Zenun Pajaziti: Ndihem me fat që isha pjesë e ditës historike kur u shpall Pavarësia

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka folur me krenari e emocione për 17 Shkurtin e 2008-së dhe përgjegjësitë që kishte si ministër, duke shtuar se kjo ditë i ka sjellë momentet më unike të karrierës dhe jetës së tij.

“Padyshim mua kjo ditë më ri sjell në momentet më pikante të karrierës dhe jetës sime. Duke qenë edhe ministër i Brendshëm kisha më shumë përgjegjësi dhe stres e tundim në atë ditë të gjatë. Një ditë që përveç një akti formal të sublimimit të përpjekjeve e sakrificës historike të shumë brezave e donte të koordinohej një numër i pafund njerëzish e aktivitetesh festimi e gëzimi”.

Përpos angazhimeve, ai e konsideron veten me fat që ishte pjesë e kësaj dite historike.

“Tek pasi u ndezën fishekzjarrët në shesh, në mesnatë, për ta shënuar fundin e kësaj dite historike, isha çliruar edhe unë nga ngarkesa që ma jepte detyra ime. Thjesht, isha me fat të isha pjesë e asaj dite historike për vendin tonë”, ka thënë Pajaziti.

Pajaziti kujton 17 Shkurtin: Kuvendin e kishim më të rëndësishmin për t’i ofruar siguri

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, ZenunPajaziti, ka folur edhe për procesin e asaj dite dhe për koordinimi me Policinë e Kosovës, krerët politik dhe ata ndërkombëtar, teksa shton se atë ditë, qëllim kishin sigurinë e kuvendit dhe të shkonte gjithçka sipas planit.

“Ishte një plan i përgatitur mirë për menaxhimin e asaj dite dhe gjithçka ishte perfektë. Policia ishte e koordinuar me KFOR, UNMIK dhe partnerët tjerë, ndërkohë që ne e kishim koordinuar gjithë këtë projekt me partnerët kryesorë. Kishte një vullnet dhe energji të paparë te gjithsecili. Më e rëndësishmja ishte që akti i shpalljes, pra Kuvendi të jetë i sigurt dhe të mundësohej që gjithçka të shkonte mirë. Dhe ashtu ndodhi”, ka rrëfyer Pajaziti.

Ish-ministri Pajaziti: Ditën e Pavarësisë ia dedikoj axhës tim, Kadri Zekës

Kur kujton 17 Shkurtin e 2008-së, Zenun Pajaziti rikujton edhe kontributin e familjes së tij për lirinë e vendit, ndërsa shton se këtë ditë ia kushton axhës së tij, heroit Kadri Zeka.

“Atë ditë, mbaj mend që e kam filluar ditën me disa shokë të axhës tim, Kadri Zekës. I ftova ta pinim kafën e mëngjesit dhe ta fillonim ditën bashkë. Këtë ditë doja t’ia dedikoja atij. Ai ishte frymëzim për mua, familjen time e më vonë frymëzim për brezat në luftë për liri. Ishte përgjegjësi dhe krenari për mua”, ka thënë Pajaziti për Front Online.

Ish-ministri, ka treguar për telefonatat dhe mesazhet e shumta që kishte marr atë ditë.

“Ndjenja brenda Kuvendit ishte e papërshkrueshme. Njerëzit aty, mysafirët, të gjithë ishin pothuajse të ekzaltuar nga të qenit pjesë e një ngjarje historike. Mbaj mend edhe telefonata nga miq e të afërm. Mesazhe pa fund. Shumica prej tyre theksonin përveç urimit edhe angazhimin tim si dhe kontributin e familjes sime”, u shpreh Pajaziti.

“Datën e dinë të gjithë, e dinë Brukseli e Uashingtoni”, Pajaziti citon fjalët e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi

Kush e dinte ditën, datën e orën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?

Ish-ministri Zenun Pajaziti, ka cituar fjalët e ish-kryeministrat të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Datën e dinë të gjithë, e din Brukseli e Uashingtoni”. Kështu përgjigjej Kryeministri Thaçi në pyetjet e vazhdueshme asokohe. Kjo pastaj u bë virale edhe si batutë asokohe. Në fakt ai e mbante ‘sekret’ datën për faktin se na duhej një nivel tepër i lartë i sigurisë. Pra, kuptohet ishte një numër i vogël që mbanin përgjegjësitë për komunikim me institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare. Duhej një koordinim shumëpalësh”, tha Pajaziti.

Ish-ministri i Brendshëm: Kishim kërcënime për ditën kur do të shpallej Pavarësia

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka folur edhe për nivelin e sigurisë dhe nëse kishte ndonjë paralajmërim ose kërcënim nga serbët, atë ditë.

“Po, kishte kërcënime dhe ishte e kuptueshme. Kishim shqetësime që mund të kishte incidente në forma shpërthimesh a të ngjashme dhe kjo mund ta komprometonte ngjarjen e madhe. Pavarësisht mobilizimit të madh dhe angazhimit të krejt potencialit tonë, prap kishim friken dhe sidomos në vendet publike. Më kujtohet veç 2,3 ditë para shpalljes e bëmë një vizitë të shpejtë në Maqedoni, kryeministri dhe unë. Duhet t’i siguronim edhe fqinjët se gjithçka do të shkoj mirë”, ka deklaruar Pajaziti.

“Së bashku me drejtorin e Policisë i bëmë një gjiro sheshit të Prishtinës, doja t’i siguroja njerëzit që të rrinin të qetë”, kështu është shprehur Pajaziti, teksa shton se atë ditë, sheshet ishin plotë me njerëz.

“Prishtina dhe krejt sheshet ishin përplot duke e pritur lajmin. Më kujtohet data 16 shkurt, e thirra drejtorin e Policisë që bashkë të bënim një gjiro sheshit të Prishtinës. Kjo edhe si mesazh pas zërave që mund të ketë incident, unë doja ti siguroja njerëzit që të rrinë të qetë”, ka thënë ai.

Përpos emocioneve, momenteve të mira dhe përgjegjësit që kishte, Pajaziti ka treguar se çfarë i ka mbetur pengë nga ajo ditë, pavarësisht asaj, se punën e tij si ministër e ka vlerësuar se e ka bërë në mënyrën më të mirë.

“Për sa i përket punës sime si Ministër, mendoj që e kam kryer mirë. Kur po flasim sot pas kaq vitesh, më shumë më rikthehet ajo ndjenja emocionale. Ju përmenda qe kisha bërë një gjest simbolik me shokët e axhës atë ditë dhe ndihem mirë për këtë. Por më ka mbetur peng që një diçka të tillë se bëra me 2 axhallarët dhe babën. Për më tepër ata nuk ishin vetëm vëllezërit e një dëshmori. Ata ishin veprimtarë, ish të burgosur e patriotë të vërtetë. Por ata ishin aq shumë modestë e unë aq shumë i zënë. Përndryshe ka qenë e pamundur që atë ditë të mund ta shijoja e ta bëja normalisht për shkak të ngarkesës që kisha”, ka thënë tutje Pajaziti.

Pajaziti: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit si pasojë e moskoordinimit të Kurtit me Ndërkombëtarët, tema e dinarit mbuloi sulmin në Banjskë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajazit, ka thënë se në festa si kjo e Pavarësisë, do të duhej të përmenden të arriturat e shtetit, por sipas tij nuk ka çfarë të thuhet.

Ai ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin se nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar, duke shtuar se gabimet e tij, sollën situatën që të mblidhet Këshilli i OKB-së.

“Nuk ka diçka të mirë që mund të shihet. Rendi e do në festa të përmenden arritjet dhe me dëshirë do ta bëja por çka të përmend”.

“Ky lidership e ka humbur fillin e koordinimit me partnerët dhe veriun e ka rikthyer në kauzën për të qëndruar në pushtet në mënyrën më populiste të mundshme. Të drejtën për ta vendosur sovranitetin në krejt vendin e kemi fituar më herët dhe partneret na kanë mbështetur. Kurti duke e mohuar në tërësi dialogun, tani ka ardhë me një version edhe me të dëmshëm për veriun. E tani së fundmi e solli situatën të mblidhet KS i OKB dhe tema e dinarit të mbulojë sulmet terroriste të Banjskës”, ka deklaruar ai.

Pajaziti ka shtuar se gjatë qeverisjes së tyre kanë bërë shumë, ndërsa sipas tij, Qeveria Kurti prej vitesh nuk ka sjell as njohje e as ndonjë projekt të madh.

Pajaziti ka komentuar edhe veprimet e Kurtit, i cili sa ishte në opozitë nuk i njihte simbolet e shtetit të Kosovës dhe thoshte se nuk ka arsye ta festoj Pavarësinë.

“Unë e përmenda qëndrimin e tij për dialogun dhe veprimet e tij të tashme. Pra në mënyrë të vazhdueshme i ka ndryshuar qëndrimet. Dhe po të ishin veç elektorale, s’ka gjë, nëse vendi do të ecte përpara. Siç e keni pa në këtë mbledhje të KS të OKB-së, Rusia u mor me ne si kurrë më parë e përveç tjerash ambasadori rus citoi një Ministër të Kurtit i cili kishte thënë se ‘Kosova është projekt i përkohshëm’. Pra, kjo tregon nivelin politik të kësaj qeverie”, u shpreh ndër tjerash Pajaziti.

Sot, Kosova po feston 16 vjet shtet. Pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë, Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008. Në këtë mbledhje morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë.

Tags: 17 shkurtiPavaresia e KosovesZenun Pajaziti
Postimi i mëparshëm

Kombëtarja shqiptare rrëmbyen 3 medalje argjendi në kampionatin evropian të peshëngritjes

Postimi tjetër

Gërvalla takon homologen bullgare, diskutuan për thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha

Të ngjajshme Postime

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe
Shqipëri

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve
Kosovë

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë
Politikë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën
Shqipëri

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë
Kosovë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
Postimi tjetër
Gërvalla takon homologen bullgare, diskutuan për thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha

Gërvalla takon homologen bullgare, diskutuan për thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu