Kombëtarja shqiptare ka rrëmbyer 3 medalje argjendi në kampionatin evropian të peshëngritjes me 2 atletët, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadanin.
Dyshja në fjalë dhuruan performancë të jashtëzakonshme, duke triumfuar në mënyrë surprizë. Qerimaj u shpall nënkampion evrope në stilin e shkëputjes, aty ku arriti të ngrinte 155 kg, shkruan Euronews.al.
Sa i përket stilit të shtytjes Ramadani shpërtheu në baterinë B me plot 190 kg, ndërsa u rendit po ashtu i 2-ti në duel duke rrëmbyer 2 medale të argjendta.