Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, në ditën e shënimit të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po vazhdonë me takimet bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, duke diskutuar tema të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët, përcjell InLajmi.
Gërvalla takoi Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Mariya Gabriel, të cilën e falënderova për qëndrimin e qartë të Bullgarisë në raport me Kosovën.
Ministrja me homologen bullgare diskutuan për thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik.
Postimi i plotë i saj:
Në ditën e shënimit të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po vazhdojmë me takimet bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, duke diskutuar tema të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët.
Në këtë kontekst, sot takova Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Mariya Gabriel, të cilën e falënderova për qëndrimin e qartë të Bullgarisë në raport me Kosovën.
Me homologen time bullgare diskutuam rreth thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik. /InLajmi/