Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, ka uruar qytetarëve të vendit Pavarësinë, përcjell InLajmi.
Bislimi tha kur i festojmë 16 vjet shtet, kujtojmë se Kosovën tonë duhet përherë e çdo ditë të vazhdojmë ta mbrojmë, fuqizojmë e zhvillojmë.
Tutje tha të përkushtohemi çdo ditë, me punë dhe me frymëzim tek paraardhësit tanë, idealet dhe sakrificat e tyre për të mbërritur tek liria
Postimi i plotë i tij:
Gëzuar të gjithë qytetarëve festën e Pavarësisë.

Kur i festojmë 16 vjet shtet, kujtojmë se Kosovën tonë duhet përherë e çdo ditë të vazhdojmë ta mbrojmë, fuqizojmë e zhvillojmë.
Të përkushtohemi çdo ditë, me punë dhe me frymëzim tek paraardhësit tanë, idealet dhe sakrificat e tyre për të mbërritur tek liria. /InLajmi/