Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njëherësh edhe zëvenëskryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Susanne Baumann, përcjell InLajmi.
Temat kryesore mes takimit të Gërvalla me Baumann ishin situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë.
Tutje gjatë takimit bilateral zëvendëskryeministrja vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë si dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë i saj:
Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë ishin temat kryesore të takimit që pata me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Susanne Baumann.
Gjatë takimit bilateral vura në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë si dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. /InLajmi/