Pas vdekjes në burg të opozitarit rus, Alexei Navalnyt, reagon Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, përcjell InLajmi.
Michel thekson se Navalnyt luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë.
Ai njofton se BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike.
Tutje ai i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën.
Postimi i plotë i tij:
Alexei Navalnyt luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit.
BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike.
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta.
Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë./InLajmi/