Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, shkruan InLajmi.
Në letrën e urimit dërguar Presidentes Osmani, Presidenti Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian. /InLajmi/