Presidentja Osmani pranon telegram urimi nga Presidenti Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën, shkruan InLajmi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Presidenti Steinmeier ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin tonë drejt një të ardhme paqësore, evropiane. /InLajmi/