• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Mustafa: Vënia në krizë e raporteve me SHBA dhe BE, sfidë e madhe për Kosovën

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
16 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Mustafa: Vënia në krizë e raporteve me SHBA dhe BE, sfidë e madhe për Kosovën
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rregullorja e re e BQK-së që ndalon dinarin dhe vendosmëria e kryeministrit Albin Kurti për të mos e shtyrë implementimin e një rregulloreje të tillë ka dëmtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, duke folur për këtë çështje dhe për mos dëgjueshmërinë e Kurtit karshi kërkesave të Uashingtonit zyrtar, ka thënë se nëse Kurti nuk e sheh Amerikan si aleat, njëjtë s’do ta shoh as SHBA-ja atë. Ndërkohë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një konferencë për media, ka nënvizuar se sa e rëndë është situata në raportet Kosovë-SHBA dhe ka thënë se ata që thonë se raportet me SHBA-në s’janë prishur edhe pas intervistës së O’Brien po gënjejnë meqë çështja e dinarit ka dëmtuar aleancën mes SHBA-së dhe Kosovës.

Lidhur me këtë situatë të rënduar të raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në një prononcim për Gazetën Express ka folur ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se vendosja në krizë e raporteve me SHBA-në por edhe me Brukselin për një shtet të ri si Kosova është mjaftë një sfidë e madhe.

Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se sa kishte qenë në krye të partisë kishte vendosur për ta prishur marrëveshjen me VV-në dhe për ta rrëzuar Kurtin nga Qeveria për shkak të mospajtimit me politikën kundërshtuese ndaj aleatit strategjik të Kosovës.

Mustafa ka thënë se me këtë veprim kishte rrezikuar partinë, duke bërë kështu që LDK-ja të paguaj çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Megjithatë ish-kryeministri Mustafa thotë se atëherë ka qenë situata ndryshe, meqë ishte vetëm Administrata e SHBA-së që kishte mospajtime me Kurtin, ndërkohë që përfaqësuesit amerikan, britanik gjerman e francez në Kosovë ishin në përkrahje të Albin Kurtit.

“Vënia në krizë e raporteve me SHBA-të por edhe me BE-në është sfidë e madhe për Kosovën si shtet i ri dhe akoma i papërfunduar në OKB dhe i panjohur nga 5 vende të BE-së.Sa isha kryetar i LDK-së e prisha koalicionin me VV-në dhe e rrëzova Qeverinë Kurti, sepse nuk pajtohesha me politikën kundërshtuese ndaj SHBA-së, si partnere strategjike e Kosovës. Rrezikova LDK-në, e cila pagoi çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Por atëherë ishte pak më ndryshe, sepse përderisa administrata amerikane shprehte mospajtime me Qeverinë Kurti ku ishte edhe LDK, përfaqësuesit amerikan, gjerman, francez e britanez në Kosovë ishin me Kurtin dhe për Kurtin”, ka thënë Mustafa.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se kanë qenë të bindur se s’ka siguri të Kosovës pa NATO dhe se Kosova s’mund ta arrijë NATO-n pa Amerikën. Mustafa thotë se pa SHBA s’ka as njohje ndërkombëtare, as anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera dhe thekson se njëjtë mendon edhe tani.

“Në LDK ishim të bindur se s’ka siguri të Kosovës pa NATO-n dhe s’ka NATO në Kosovë pa SHBA-të; S’ka njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në OKB, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare pa partneritet me SHBA-të. Ashtu mendoj edhe tani”, ka potencuar Mustafa.

Por ai thotë se tashmë situata është edhe më e rëndë, sepse Qeveria Kurti po kritikohet nga demokratët e SHBA-së, gjermanët, francezët e britanikët, që ish-kryetari i LDK-së thotë se “t’i nxirrnin sytë për VV-në”

“Situata aktualisht është edhe më e rëndë, sepse Qeveria po kritikohet nga demokratët e SHBA-së, nga gjermanët, francezët e britanezët që t’i nxirrnin sytë për VV-në”, shprehet Mustafa.

Isa Mustafa thotë se është e qartë që çdo fitore me populizëm dhe duke anashkaluar partnerët është humbje si për atë që fitojnë, njëjtë edhe për ata që abstenojnë. Prandaj Mustafa thotë se pa SHBA-në Kosova është vetëm një karikaturë dhe shton se duhet reflektim nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, opozita e shoqëria civile për të rikthyer gjëra në binarë drejt konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Është shumë e qartë se çdo fitore me popullizëm duke nënçmuar dhe anashkaluar partnerët është humbje si për ata që fitojnë sikurse edhe për ata që abstenojnë. Pa SHBA, Kosova nuk është shtet; është vetëm një karikaturë. Prandaj lypset të reflektojnë Presidenca, Kuvendi, Qeveria, opozita, shoqëria civile për të rikthyer besimin e partnerëve dhe për të trasuar rrugën e konsolidimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Mustafa.

Tags: BEBQKIsa MustafaQeveria e KosovësSHBA
Postimi i mëparshëm

MPJD: Gërvalla takon homologun nga Malta, në fokus thellimi i marrëdhënieve diplomatike

Postimi tjetër

Uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë, Macron: Vendi i Kosovës do të jetë brenda BE-së

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë, Macron: Vendi i Kosovës do të jetë brenda BE-së

Uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë, Macron: Vendi i Kosovës do të jetë brenda BE-së

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu