• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut shpall zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
16 February 2024
në Maqedonia e Veriut
0 0
0
Maqedonia e Veriut shpall zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Jovan Mitrevski shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në 2 raunde, i pari më 24 prill, ndërsa raundi i 2-të do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Mitrevski beson, se të gjitha institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet e përfshira në zgjedhje do të japin kontributin e tyre që të kemi zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, ashtu siç e meriton një shtet, anëtar i NATO-së dhe shtet që ka zgjedhur rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se ka kapacitet të organizojë zgjedhje demokratike në përputhje me parimet dhe vlerat evropiane. Shprehja e së drejtës për të votuar lirshëm është akti më i lartë i demokracisë dhe besoj se qytetarët në këto zgjedhje do të bëjnë zgjidhjen më të mirë për ardhmen e shtetit”, u shpreh kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski.

Arben Taravari kandidat i opozitës shqiptare për president

Edhe pse hapësira deri në zgjedhje po afrohet, partitë ende nuk kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve, me të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale, përpos opozitës shqiptare dhe partisë “E Majta”.

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët dhe aktualisht kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shpalli kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale më 24 prill dhe 8 maj. Ai do të jetë kandidat i koalicionit të opozitës shqiptare, Lidhjes Evropiane për Ndryshim. Ky koalicion përbëhet nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lidhja Demokratike, njëri krah i Aleancës për Shqiptarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet në Kosovë.

“Është privilegj të kem besimin e kaq shumë faktorëve. Është përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre. Është mision të jem zëri juaj.Ne kemi mundësinë që diversitetin e vendit tonë ta shndërrojmë në artin e bashkëjetesës dhe harmonisë. Ndryshimi ka nisur dhe kjo tashmë shihet”, deklaroi Taravari. Ai ka thënë, se do të kërkojë mbështetje nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe partitë e tjera shqiptare, maqedonase, boshnjake, turke, rome dhe të të gjithë atyre që vlerësojnë se ai është njeriu që duhet të udhëheqë shtetin.

Kandidat shqiptar për president mund të nxjerrë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe ndër emrat që përflitet është ai i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Musliu: Kandidatit shqiptar i duhet mbështetje edhe nga etnitë e tjera

Pjesëmarrja e partive shqiptare me kandidatët e tyre në garën për president në Maqedoninë e Veriut, sipas njohësve të çështjeve politike, më tepër ka të bëjë me matjen e forcave mes tyre sesa realisht mund të kalojnë në raundin e 2-të të zgjedhjeve. Analist Albert Musliu thotë, se një shqiptar nuk do të mund të zgjidhet për president nëse nuk merr mbështetjen e një pjese të votuesve maqedonas, apo edhe të bashkësive të tjera etnike.

“Nëse ka dy ose tre kandidatë, pasi mundet të ketë edhe tre kandidatë shqiptarë, atëherë mund të kemi matje forcash mes partive. Por, nëse del vetëm një kandidat shqiptar, atëherë nuk do të kemi matje forcash. Në këtë rast, kemi shqiptarë që do të votonin për kandidatin shqiptar dhe të tjerët që do të votonin kandidatët që kanë përzgjedhur partitë, nëse bëhet fjalë për kandidat konsensual. Pra, gjithçka varet nga formati në të cilin do të garojnë”, vlerëson analisti Albert Musliu, shkruan DW.

Kandidatin e saj e ka shpallur edhe partia “E Majta”, kandidate e saj për president do të jetë profesoresha e universitetit Biljana Vankovska. Partia në pushtet Lidhja Social Demokrate, sipas presidentit aktual Stevo Pendarovski, do të duhet ta caktojë kandidatin për president brenda dhjetë ditësh. Si kandidat i mundshëm është edhe presidenti Pendarovski, ndërsa përfliten edhe emrat e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe i sekretarit të LSDM-së Mile Zeqeviq. Partia oozitare maqedonase VMRO DPMNE, kandidatin e saj do ta shpallë në konventën e partisë që zhvillohet më 2 mars. Afati për shpalljen e kandidaturave për garën presidenciale është deri më 19 mars.

Tags: Jovan MitrevskiZgjedhje parlamentareZgjedhje presidenciale
Postimi i mëparshëm

Gjenden 10 gurë të çmuar që ishin shpallur të zhdukur nga Muzeu britanik

Postimi tjetër

Përvjetori i 115 vite nga numri i parë i gazetës “Dielli”

Të ngjajshme Postime

Zv.kryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: Muzika e tij nuk shuhet…
Maqedonia e Veriut

Zv.kryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: Muzika e tij nuk shuhet…

26 November 2025
Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes
Maqedonia e Veriut

Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes

6 November 2025
VLEN fiton katër komuna në balotazhin e Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut

VLEN fiton katër komuna në balotazhin e Maqedonisë së Veriut

2 November 2025
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut/ VLEN fiton Tetovën, Kasami merr mandatin e dytë
Maqedonia e Veriut

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut/ VLEN fiton Tetovën, Kasami merr mandatin e dytë

2 November 2025
Kryetari i Kuvendit të RMV uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie
Maqedonia e Veriut

Kryetari i Kuvendit të RMV uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie

26 August 2025
Të shtëna me armë zjarri në Tetovë, një i vdekur e gjashtë të lënduar
Maqedonia e Veriut

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë, një i vdekur e gjashtë të lënduar

10 August 2025
Postimi tjetër
Përvjetori i 115 vite nga numri i parë i gazetës “Dielli”

Përvjetori i 115 vite nga numri i parë i gazetës “Dielli”

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu