Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njëherësh edhe zëvenëskryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz në Mynih në një takim bilateral me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz tha se marrëdhëniet mes Kosovës e Vatikanit dhe bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët ishin temat kyçe të takimit, të cilin e njoftoi Sekretarin Gallahgher rreth progresit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve
Ata gjithashtu diskutuan edhe për lirinë fetare, zhvillimin ekonomik, situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe proceset integruese nepër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih mbajta një takim bilateral me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher.
Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët ishin temat kyçe të takimit, në të cilin e njoftova Sekretarin Gallahgher rreth progresit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, lirive fetare, zhvillimin ekonomik, situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe proceset integruese nepër të cilat po kalon Republika e Kosovës. /InLajmi/