Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka miratuar tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Thaçit.
Ky vendim hyn në fuqi kur Administratorja cakton bashkëmbrojtësin e ri.
Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga bashkëmbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kihoun.
Trupi Gjykues ftoi palët dhe Administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme.
Gjithashtu trupi gjykues miratoi tërheqjen e bashkëmbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi Administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit.
Së fundi, Trupi Gjykues shqyrtoi kërkesën e Kihout për pagimin e shpenzimeve nga DHSK-ja gjatë periudhës kalimtare, d.m.th. pas caktimit të mbrojtësit të ri./InLajmi/