Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës njëherësh edhe Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se Ambasada e Japonisë ka filluar sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz tha se pas 24 marsit të këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.
Ministrja tha se kjo u konfirmua në takimin që bashkë me zëvendësministrin Ahmeti patëm me ambasadorin e Japonisë Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë Keisuke Yamanaka.
Tutje ajo shtoi se thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.
Postimi i plotë i saj:
Ambasada e Japonisë ka filluar sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa pas 24 marsit të këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.
Kjo u konfirmua në takimin që bashkë me zëvendësministrin Ahmeti patëm me ambasadorin e Japonisë, z. Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, z. Keisuke Yamanaka.
Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi. /InLajmi/