Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot edhe zyrtarisht shpalli kandidaturë e tij për president të Republikës së Maqedonisë Veriore, duke nënvizuar se ka ardhur koha për president shqiptar në RMV, por sipas tij për president të vërtetë dhe jo teknik, shkruan Alsat.m.k
“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardh koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari