Robert Jarni është shkarkuar nga pozita e selektorit U-17 të Kroacisë pasi e tha publikisht se do të bëjë tifo për klubin spanjoll, Real Betis kundër kampionëve kroatë, Dinamo Zagreb në ndeshjen e sontme të Ligës së Konferencës.
55 vjeçari i kishte zhvilluar 98 ndeshje me Betisin në periudhën 1995-1998, ndërsa në intervistë tha se do ta mbështesë ish-klubin e tij kundër Dinamo Zagrebit.
Dhe, kjo menjëherë ngjalli reagime në Kroaci, ndërsa futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Kroacisë, Bruno Petković tha në konferencë për shtyp dje se Jarni ishte një “palaço” pas deklaratës së këtij të fundit për të bëtë tifo kundër një klubi kroat në Evropë, shkruan Gazeta Express.
E sot në mëngjes, Federata Kroate e Futbollit njoftoi se e ka shkarkuar Jarnin për komentet e tij.