Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Në fjalën e tij, Rama i uroi mirëseardhjen Blinkenit me shprehjen “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”.
Po ashtu, gjatë fjalës së tij Rama tha se ‘’çelësat’’ e shtëpisë sonë, Shqipërisë, janë të sigurta me SHBA-të dhe Blinken, shkruan euronews.
“Sot ne iu mirëpresim dhe urojmë që marrëdhënia jonë të vijojë. Shumë nga pronarët e piramidës do të donin të ishin sot këtu. Çelësat e mbretërisë sonë janë në duar të sigurta me ju. Ne iu urojmë mirëseardhjen. Ashtu si shprehja e famshme, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë sonë janë shumë të sigurta me ju. Ne jemi në vend të parë përsa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa mund të jenë vendet e tjera”, tha Rama.