• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Nuk votohen amendamentet kushtetuese për vettingun

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
15 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Nuk votohen amendamentet kushtetuese për vettingun
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi nuk ka arritur të votojë amendamentet kushtetuese për vettingun. Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 87 deputetë, tetë prej tyre nga komunitetet joshumicë, për çka kërkohet të jenë prezent 14 deputetë për ndryshime kushtetuese. Gjatë prezantimit të amendamenteve kushtetuese për vettingun, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se ka tendencë të vazhdueshme për të penguar reformën në drejtësi. Partitë opozitare kanë qenë pro këtyre ndryshimeve, veçse kanë theksuar se një gjë e tillë është e pamundur të bëhet pa Listën Serbe.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u shpreh se amendamentet kushtetuese për vettingun në sistemin e drejtësisë janë një ndër reformat më të rëndësishme. Tutje, tha se ky është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe kushti që në sistemin e drejtësisë të ketë prokurorë me integritet të lartë.

“Një ndër reformat më të rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve në institucione të drejtësisë dhe më e rëndësishmja, pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Siç jeni në dijeni, vettingu në sistemin e drejtësisë ka qenë një nga zotimet tona kryesore para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe për të ardhur deri këtu, nuk ka qenë aspak e lehtë. Sepse gjatë gjithë kësaj kohe jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, sfida këto sidomos që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reformë të rëndësishme. Por, siç e dini po ashtu, kemi qenë këmbëngulës në synimet tona për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës dhe për të përmbushur secilin zotim që kemi dhënë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministrja Haxhiu.

Ajo shtoi se është e rëndësishme që në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese validohet kontrolli i integritetit si koncept që duhet të ekzistojë në Kosovë.

“Na jepet drita e gjelbër që vlerësimi i integritetit të bëhet përkohësisht nga një mekanizëm i jashtëm, pra, jashtë Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për nivelet e larta të sistemit të drejtësisë. Po ashtu, është po aq e rëndësishme që pasuria e pajustifikueshme është pranuar si rrethanë për largimin e një prokurori a gjyqtari nga sistemi, pra në rrethanat kur ai apo ajo nuk mund ta justifikojnë pasurinë e pajustifikueshme të tij apo saj. Vettingu, amendamentet kushtetuese që sot po i trajtojmë nuk janë e vetmja reformë në të cilën po punon Ministria e Drejtësisë. Reforma tjetër është ajo në Këshillin Prokurorial, që është reformë po aq e rëndësishme”, shtoi ajo në seancë plenare.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala tha se në dhjetor është formuar komisioni ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me aktgjykimin KO 55/23 vlerësoi se amendamentet e propozuara nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në kapitullin 2 ‘Të drejtat dhe liritë themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës’. Po ashtu Gjykata në këtë aktvendim ka kërkuar që në amendamentet 27 dhe 28 të fshihen fjalët ‘ose që ka integritet të cenueshëm’. Dhe siç shihet nga raporti i Komisionit të Legjislacionit fjalët ‘ose që nuk ka integritet të cenueshëm’, sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese është fshirë” deklaroi ai.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi kërkoi nga deputetët që të votojnë këto ndryshime kushtetuese.

“Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga deputeti Kujtim Shala, i mbështetur nga 39 deputetë të tjerë të vlerësuara me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës KO55/23. Komisioni për të vepruar në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në amendamentet e propozuara 27 dhe 28, propozon që të fshihen fjalët ‘ose që ka integritet të cenueshëm’, për të qenë në harmoni me aktgjykim KO 55/23. Po ashtu, me qëllim të shmangies së paqartësive, komisioni rikujton që ndryshon renditja e propozim amendamenteve”, shtoi ai.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se në mungesë të Listës Serbe nuk mund të procedohet me votimin e këtyre amendamenteve kushtetuese.

“Sa i përket pasurisë së pajustifikueshme, Gjykata Kushtetuese e sqaron shumë mirë që bëhet fjalë atëherë kur prokuror apo gjyqtar në fjalë kanë pasuri të pajustifikueshme dhe ajo vërtetohet me vendim të gjyqësorit. Pra këto janë të rëndësishme dhe ky proces aq sa është i rëndësishëm, ajo është po ashtu e rëndësishme që mos të pakëhësohen të drejtat e njeriut në kuadër të këtij procesi….Fatkeqësisht në mungesë të Listës Serbe në këtë rast, ndryshimet kushtetuese me gjasë nuk do të mund t’i procedojmë më tutje. Mirëpo, asnjëherë si kuvend nuk duhet të heqim dorë nga ky proces dhe shpresoj që në një të ardhme sa më të afërt, shpresojmë që në kuadër të kësaj legjislature të arrijmë t’i procedojmë përpara dhe ky proces të fillojë dhe ta fuqizojë sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë”, u shpreh Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se propozimi i tyre është që të ketë një sistem efikas të drejtësisë, ku shtoi se edukimi politik i mazhorancës aktuale është i limituar.

“Duhet të ndërtohet një sistem efikas, duke marrë parasysh rrethanat aktuale në të cilat gjendet vendi. Dhe kjo për ne ka qenë prioritet i jashtëzakonshëm. Ka qenë e pamundur që të kemi një dialog politik dhe diskutim politik me pushtetin aktual për të kuptuar se cilat janë rrethanat reale aktuale, mbi të cilat ne duhet të bëjmë ndryshime. Nuk ka pasur vullnet e as njohuri për këto koncepte dhe nuk ka pasur as qasje për ndryshime kualitative në sistemin e drejtësisë. Krejt ideja e tyre ka qenë-ide përmbysëse, ide revolucionare të cilat do të duhej të implementoheshin në mënyrë arbitrare për sa është e mundur me ligjet të cilat mund të kalohen me shumicën e thjesht nga shumica qeverisëse. Dhe pastaj kur e panë që ato po shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe po rrëzohen, ndërtuan një sistem akuzimi dhe anatimimi për opozitën”, deklaroi Gashi në seancë plenare.

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se përkrahin këto amendamente kushtetuese për vettingun.

“Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës i kemi përkrahur këto amendamente edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vlerësimin dhe për hir të një konsensusi ne do t’i përkrahim por që ju e dini që duhen edhe 2/3 e minoriteteve”, tha ai, shkruan Klan Kosova.

Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e 2/3 të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe 2/3 e vendeve të rezervuara për komunitete.

Tags: Albulena HaxhiuArben GashiKujtim Shala
Postimi i mëparshëm

Krasniqi: Në 54 vjetorin e UP-së t’i kujtojmë të gjithë ata që kontribuan në ngritjen e tij

Postimi tjetër

Kamberi ‘’akuzon’’ Lajçakun për standarde të dyfishta

Të ngjajshme Postime

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra
Kosovë

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit
Kosovë

Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit

22 July 2025
Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur
Kosovë

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Postimi tjetër
Kamberi ‘’akuzon’’ Lajçakun për standarde të dyfishta

Kamberi ‘’akuzon’’ Lajçakun për standarde të dyfishta

Lajmet e fundit

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu