Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takimin e parë ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë, Andreas Gaarder, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjørnstad, shkruan InLajmi.
Bashkëbiseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë. Nga të 2 palët u theksua përkushtimi për zhvillimin dhe forcimin tyre. Fusha e energjisë dhe teknologjisë në Kosovë, u veçuan si sektorë me interes të veçantë dhe me potencial për bashkëpunim dhe investim nga kompanitë norvegjeze.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillim dhe demokratizim të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj. /InLajmi/