Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” uron të gjithë profesorët dhe studentët e këtij universiteti përcjell InLajmi.
Krasniqi thekson se në këtë ditë duhet të kujtohen të gjithë ata që kontribuan për ngritjen e këtij universiteti.
Tutje ai i uron dhe strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kujtojmë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza, që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e mëtejmë të tij.
Po ashtu, uroj strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë, duke ju dëshiruar punë të mbarë e thellim të mëtejmë në reforma dhe avancim të universitetit./InLajmi/