Çështja e dinarit, i ka acaruar raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Madje, nga zyrtarët e lartë amerikanë si nënsekretari i Shtetit, James O’Brien, u tha se “Nëse SHBA nuk konsiderohet partnere nga ana e Qeverisë së Kosovës, as ShBA nuk do ta konsiderojë partnere qeverinë”.
Lidhur me këtë temë, në Rubikon ka folur edhe analisti Vehbi Kajtazi.
Kajtazi tha se prishja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tradhti kombëtare.
“Nuk ka dëm më të madh që mund t’ia bësh këtij vendi sesa t’i prishësh raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej një partneri, të konsiderohesh problem. Mos të konsiderohemi partner nga Amerika, nuk e di se çka na vyen shteti, si mund të funksionojmë?”, tha Kajtazi në Klan Kosova.