Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, tha se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën janë me popullin e Kosovës e jo me funksionarë qeveritarë, dhe se kjo dëshmohet më së miri sot, përcjell InLajmi.
Haziri tha se mesazhet e kësaj jave për këtë Qeveri që prodhon politika të këqija, lajme të këqija e projekte të keqija, në fakt janë për popullin e Kosovës, jo për eksponentët qeveritarë.
Tutje tha se kjo qeveri do të mbahet mend veç për marrëdhënie krizash me BE, NATO e SHBA.
Gjithashtu shtoi se miqësinë e partneritetin e përjetshëm me amerikanët, na e la amanet Presidenti Rugova edhe me një përkufizim “Amerika edhe kur e ka gabim, ka të drejtë”
Postimi i plotë i tij:
Marrëdhëniet e SHBA-ve me Kosovën janë me popullin e Kosovës e jo me funksionarë qeveritarë. Kjo dëshmohet më së miri sot.
Mesazhet e kësaj jave për këtë Qeveri që prodhon politika të këqija, lajme të këqija e projekte të keqija, në fakt janë për popullin e Kosovës, jo për eksponentët qeveritarë.
Ata qe prodhojnë politika të njëanshme e akte të kryera, nuk mundet njeanshëm të zgjedhin kë e kanë partner sot e të largohen nesër.
Kjo qeveri do të mbahet mend veç për marrëdhënie krizash me BE, NATO e SHBA. Boll ma. S’keni mandat, e mos u mashtroni me do përmendore private në oborre.
Miqësinë e partneritetin e përjetshëm me amerikanët, na e la amanet Presidenti Rugova edhe me një përkufizim: “Amerika edhe kur e ka gabim, ka të drejtë’! /InLajmi/