Analisti politik, Dardan Gashi, tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla do të përfundojnë në “Listën e Zezë” të SHBA-së sikurse Sali Berisha e Aleksandër Vulini.
Gashi në “Debat Plus” të TV Dukigjini tha se Qeveria Kurti po i dëmton tej mase raportet me SHBA-në, të cilat, sipas tij, janë jetike për ekzistimin e shtetit të Kosovës.
“Mendoj prej Sveçlës dhe Kurti kanë me mbërri në situatën e Vulinit dhe Sali Berishës… Sveçla po bën diçka që askush nuk bën përveç Vulinit. Me shku pa leje të prokurorit me hi në bastisje, nuk ndodh në një shtet demokratik. Ai hyn në bastisje me polici pa leje të prokurorit. Amerika na e ka ndërtu policinë që është më e mira në rajon. Këta po e prishin çdo gjë që janë duke e maru në këtë vend, po na prishin me aleatin tonë, këta nuk e kanë ndërtu këtë shtet por me prishë, pa Amerikën nuk mundemi me ekzistu”, tha ai.