Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, njofton se pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë filluar sot ri-dislokimin në vendet e tyre, përcjell InLajmi.
EULEX thekson se 20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe 5 xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca, të cilët u larguan sot nga Kosova, ndërsa 24 karabinierë nga Italia do të nisen më 17 shkurt.
Po ashtu Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit falënderon Francën, Italin dhe Lituanin.
Postimi i plotë i tij:
Pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë filluar sot ri-dislokimin në vendet e tyre.
20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe 5 xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca u larguan sot nga Kosova, ndërsa 24 karabinierë nga 🇮🇹 Italia do të nisen më 17 shkurt.
Faleminderit Francë, Itali dhe Lituani!
Faleminderit European Gendarmerie Force!/InLajmi/