Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë më e vështirë sesa vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës në 4 komunat e veriut.
Ai tha se për pavarësinë e vendit liderët shtetërorë të asaj kohe e kishin bekimin e SHBA-së, kurse për çështjen e veriut SHBA-ja ishte kundër.
“Pse ka qenë më e vështirë me vendosë flamurin e Kosovës në veri se me shpallë pavarësinë e Kosovës, prandaj është akt më i rëndësishëm se shpallja e pavarësisë”, a thënë ai.
“George Bush e ka shpallë pavarësinë e Kosovës në Tiranë, ka qenë një akt që nuk është dashtë me pasë shumë guxim ose shumë vendimmarrje politike, nëse të përkrahin amerikanët s’ke çka mendohesh”, shkruan Dukagjini.
“A është ndryshe nëse të thonë amerikanët mos hyn me i marrë komunat veriore edhe ti i merr. Edhe në fund po ata aleatë ta mbrojnë ata kufi. Është vendimmarrje më e madhe politike dhe është më e rëndësishme” shtoi Spahiu.