• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: Për 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
14 February 2024
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: Për 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, tha se 14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitore elektorale, por është momenti i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pasluftës, përcjell InLajmi.

Kryeministri tha se për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë.

Kurti u shpreh se në 3 vitet e fundit, ekonomia jonë ka shënuar rritje të vazhdueshme, shkatërruam bandat kriminale në vend, përfshi ato të drogës e të kriptovalutave, avancuam politikën e jashtme, liberalizimi i vizave u jetësua sivjet.

Tutje tha se 14 shkurti është vullneti i këtij populli për të ndërtuar të ardhmen e tij në mes popujve e shteteve të tjera të barabarta, të zhvilluara, demokratike, e të forta.

Kryeministri u shpreh se në Republikën e Kosovës, me 14 shkurt nuk shënohet thjeshtë vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën, është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët.

Njoftimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Mbledhja e 188-të e Qeverisë, përkon pikërisht me datën që shënon 3 vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve të 2021-shit; 3 vjetorin e ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqëror.

14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitore elektorale. 14 shkurti është momenti i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pasluftës. Është revolucioni elektoral, ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi i përbashkët e publik mbi atë personal e privat. Për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë.

Vendi ynë gjatë këtyre 3 viteve ka qenë shembull i vërtetë i guximit e vendosmërisë së popullit dhe i qeverisë së tij, në përballje me sfida të mëdha, që erdhën e kaluan njëra pas tjetrës.

Ne betejën me pandemi siguruam vaksinat për një kohë shumë të shkurtër. Në përballje me pasojat ekonomike dhe energjetike të pandemisë dhe të agresioni ushtarak të Rusisë në Ukrainë, përgatitëm Pakon mbështetëse për qytetarët dhe bizneset. Banka Botërore vlerësoi se Kosova kishte pakon fiskale më të madhe në rajon, që u doli në ndihmë drejtpërdrejt qytetarëve, familjeve dhe bizneseve në përballje me sfidat globale të energjisë dhe kostos së jetesës të reflektuara edhe tek ne.

Janë përpjekur ta vonojnë reformën tonë në ekonomi dhe drejtësi, duke i sfiduar nismat tona në Gjykatën Kushtetuese, por reformat do të bëhen e po bëhen. Zhvillimi ekonomik është duke ndodhur e do të vazhdojë.

Me punë të ndershme ngritëm të hyrat tatimore, ngritëm prodhimin, eksportet dhe investimet e jashtme në shifra të papara ndonjëherë më parë. Në 3 vitet e fundit, ekonomia jonë ka shënuar rritje të vazhdueshme: me një mesatare vjetore prej 6.2% të bruto produktit vendor. Janë dyfishuar investimet e huaja direkte dhe eksportet, si dhe ka pasur një rritje prej 2/3 të ardhurave nga taksat pa ndryshime thelbësore të politikës fiskale.

Pasi ndalëm gjakderdhjen financiare, me masat tona qeveritare, i kemi rishpërndarë te qytetarët edhe rritjen ekonomike, edhe rritjen e të hyrave të shtetit. Arsimin e lartë e bëmë falas, siç kishim premtuar. Filluam me shtesa për nënat lehona dhe fëmijë, siç kishim premtuar. Krijuam platformën dhe mbështetëm punësimin e të rinjve, siç kishim premtuam. Luftuam krimin dhe korrupsionin, siç kishim premtuar. Shkatërruam bandat kriminale në vend, përfshi ato të drogës e të kriptovalutave.

Ligjshmëria dita ditës po shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës, siç kishim premtuar.

Të dashur qytetarë,

Qeveria në këto 3 vite ka investuar më shumë se të gjitha qeveritë e kaluara marrë së bashku në Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke e bërë FSK-në një forcë serioze në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Gjersa në vitet 2018-2020 ishin investuar 3.6 milionë euro në pajisje, ne nga fillimi i qeverisjes sonë, i kemi investuar 239 milionë euro në pajisje të reja, të teknologjisë së fundit.

Shtetit ia kthyem terminalet doganore, siç kishim premtuar, e ndërmarrjet publike i kthyem në ndërmarrje fitimprurëse nëpërmjet investimeve të Qeverisë që po vazhdojnë. Për të rinjtë, krahas bursave, trajnimeve të ndryshme, granteve, aplikuam edhe platformën e suksesshme të punësimit Superpuna ku tashmë i kemi zgjeruar mundësitë për punësimin e të rinjve nga mosha 18 deri në 29 vjeç. Për 11 muaj Superpuna ka ndërmjetësuar punësimin e 9.400 të rejave dhe të rinjve.

Mbështetja për bizneset e reja e të vogla, fermerët dhe organizatat jo-qeveritare, si dhe punësimi i komuniteteve jo shumicë, kurrë nuk e ka pasur fokusin qeveritar dhe dobinë për qytetarët sikurse në këto 3 vite. Kosova është e të gjithëve, dhe të gjithë duhet të kontribuojnë për të. Sundimi i ligjit dhe shpërndarja e mirëqenies na bashkojnë, pa dallim etnik.

Për lidhjen e arsimit me tregun e punës, filluam zbatimin e arsimit dual tashmë në 21 shkolla, në 14 komuna, gjithandej Kosovës, në gjithsej 12 profile deri më tani. Ndërkaq, arsimin e lartë e bëmë falas. Prodhimtarinë vendore, bujqësinë e bujkun në veçanti e mbështetëm si asnjëherë më parë. Objektet shëndetësore i rinovuam, shkurtuam listat e pritjes, ndërkaq numrin e rasteve për trajtim jashtë vendit në shëndetësi e reduktuam ndjeshëm. Avancuam politikën e jashtme. Liberalizimi i vizave u jetësua sivjet. E realizuam, ndonëse nuk e kishim premtuar. Spanja njohu pasaportat tona, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, hoqën vizat për qytetarët tanë.

Manifesta dhe organizimi i lojërave Mesdhetare 2030, krahas shumë punëve në ndërtim të terreneve sportive dhe në restaurim të Trashëgimisë tonë kulturore shënjojnë punë të rëndësishme në sferën e kulturës, e të sportit.

Të nderuar qytetarë,

14 shkurti është vullneti i këtij populli për të ndërtuar të ardhmen e tij në mes popujve e shteteve të tjera të barabarta, të zhvilluara, demokratike, e të forta. Kosova e 14 shkurtit, sot pas 3 vitesh, është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurtë dhe më e mirë për të jetuar.

Në Republikën e Kosovës, me 14 shkurt nuk shënohet thjeshtë vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën, është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët.

Urime 14 shkurti, dhe ju faleminderit!

Tags: Albin KurtiPopulliQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

“Minjtë e shkretëtirës” nisen drejt Gjermanisë për stërvitjen me 90 mijë ushtarë të NATO-s

Postimi tjetër

Ndërtimi i tunelit Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin për ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Ndërtimi i tunelit Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin për ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Ndërtimi i tunelit Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin për ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu