• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

E keni ditur origjinën e Shën Valentinit, ja çfarë thotë legjenda

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
14 February 2024
në Kuriozitete
0 0
0
E keni ditur origjinën e Shën Valentinit, ja çfarë thotë legjenda
0
SHPERNDARJE
114
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shën Valentini është një shenjtor i njohur, që ka jetuar në shekullin III në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt, shkruan InLajmi.

Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.

Sot Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik.

Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës.

Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19-ë, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore.

Legjenda e Shën Valentinit të Ternit.

Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të krishterëve. Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.

Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë, në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.

Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur Valentino, i cili dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën Valentinit. Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez, shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së vërtetë.

Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime bashkëkohore pretendojnë për një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre, kremtonin pjellorinë dhe dashurinë. Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së shenjtë të Zeusit dhe Herës. Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë” pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën Valentinit. /InLajmi/

Tags: 14 shkurtiLegjendaShën Valentini
Postimi i mëparshëm

Detaje rreth takimit mes kryeministrit Rama me presidentin arab

Postimi tjetër

Less: Rusia e Kina shprehën kundërshtim ndaj veprimeve të Kosovës që dëmtojnë Serbinë

Të ngjajshme Postime

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë
Kuriozitete

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

28 September 2025
Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit
Kuriozitete

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

28 September 2025
Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd
Kuriozitete

Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

28 September 2025
‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj
Kuriozitete

‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

28 September 2025
Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar
Kuriozitete

Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

15 September 2025
Policia japoneze kërkon falje te varri i një burri të akuzuar padrejtësisht
Kuriozitete

Policia japoneze kërkon falje te varri i një burri të akuzuar padrejtësisht

26 August 2025
Postimi tjetër
Less: Rusia e Kina shprehën kundërshtim ndaj veprimeve të Kosovës që dëmtojnë Serbinë

Less: Rusia e Kina shprehën kundërshtim ndaj veprimeve të Kosovës që dëmtojnë Serbinë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu