Kryeministri i Republikës së Kosovës Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara është takuar me presidentin e shtetit Muhammed Bin Zayed Al Nayan, përcjell InLajmi.
Rama së bashku me presidentin arab biseduar për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë.
Ata gjithashtu biseduan edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti.
Postimi i plotë i tij:
Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti. /InLajmi/