Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë kujtoi 14 shkurtin e vitit 2021, duke e quajtur fitoren e Vetëvendosjes, përmbysjeje të madhe politike e demokratike në Kosovën e pas luftës, raporton InLajmi.
Tutje u shpreh kryeministri se fitorja e Vetëvendosjes ishte një evolucion elektoral, ndërsa theksoi se këto 3 vite të qeverisjes dëshmuan se mund të qeveriset me duar të pastra.
“Për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë. Nuk shënohet vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës tonë.14 shkurti për Kosovën është dita e dashur. Kurti, duke aluduar në opozitën, ka theksuar se po përpiqen t’i ndalin reformat në ekonomike dhe drejtësi, por “reformat po bëhen dhe do të bëhen”, u shpreh Kurti.
Ndërsa e quan të suksesshme qeverisjen e tij, Kurti kujtoi edhe sfidat që sipas tij ishin nga “kundërshtarët” politik të cilët tha ai tentuan të vonojnë proceset.
“14 shkurti përkon me datë që shënon 3 vjetoren e ndryshmit të madh demokratit, politik e shoqërore. Për këto 3 vite kemi dëshmuar që është e mundur të qeverisët me duar të pastërta. Janë përpjekur që ta vonojnë reformën tonë për drejtësi e ekonomi duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por reformat do të bëhen. Në 3 vite kemi pasur rritje ekonomike 6.2 % të bruto produktit vendor. Luftuam krimin e korrupsionin ashtu siç kemi premtuar, ligjshmëria dita ditës po shtrihet në çdo cep të territorit ashtu siç kemi premtuar. Qeveri ka investuar më shumë se çdo qeveri në ushtri. Kosova e 14 shkurti tash pas 3 vitesh është Republikë me e mirë për të jetuar”, u shpreh kryeministri Kurti.
Ndërkohë theksoi kryeministri se qeverisja aktual i doli në ndihmë qytetarëve me pakon fiskale për të përballur sfidat globale të energjisë dhe kostot e jetesës, që erdhën pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Kurti tha se qeveria në këto3 vite ka investuar më shumë se gjitha qeveritë e kaluara në FSK.
“Zhvillimi ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë. Ngritëm të hyrat tatimore, ngritëm eksportin. Ekonomia ka shënuar rritje, me mesatare vjetore 6.2% të PBB-së. Janë dyfishuar investimet e huaja. Pasi ndalëm gjakderdhjen financiare, e kemi shpërndarë te qytetarët rritjen ekonomike përmes pakove të ndryshme. Krijuam platforma dhe mbështetëm të rinjtë siç kishim premtuar, luftuam krimin e korrupsionin, shkatërruam bandat, ashtu siç kishim premtuar. Kemi dhënë më shumë se krejt qeveritë e kaluar për FSK-në. Shtetit ia kthyem terminalet doganore e ndërmarrjet publike i kthyem në ndërmarrje fitimprurëse”, ka deklaruar Kurti.
Ai kujtoi edhe shumë punë të tjera të mira të qeverisë, duke përmendur sukseset në arsim, ekonomi e bujqësi,/InLajmi/