Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.
Në njoftimin e Policisë thuhet se dje në hyrje të fshatit Novosellë të Kamenicës, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë.
“Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., viti i lindjes 1972, mashkull kosovar, është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3.500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan RTK.
Më tej thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit,teksa me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, Dheu i Bardhë.