Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me deklarimet e ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se të njëjtat duhet të merren me shumë shqetësim, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se raportet SHBA-Kosovë janë ekzistenciale.
“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve”, ka shkruar Hoti.
Deputeti nga radhët e LDK-së është shprehur se bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie, që, sipas tij, janë të pacenueshme.
Postimi i plotë i saj:
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.
Deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim.
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve.
Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme.
Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi./InLajmi/